Çitaku n’OKB para Dacic’it: Kosova asht e pamvarun, kjo s’ka me ndryshue kurrë

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ndër tjera ka thanë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte lëvizja guerile çlirimtare ma e suksesshme në historinë moderne.

Simbas saj, UÇK’ja i ka mbrojte shtëpitë e tyne dhe nuk ka shkue me luftue në Beograd.

“Kosova asht e pamvarun dhe kjo nuk ka me ndryshue asnjiherë”, ka thanë Çitaku.

Simbas saj, i mbetet Serbisë që me ndryshue dhe me pranue realitetin, të paktën për hir të fëmive të tyne.