Çitaku n’OKB: Shqiptarët në Luginë të diskriminuem, serbët në Kosovë të privilegjuem

Ambasadorja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB, i asht kunëdrpërgjigjë ashpër ministres së drejtsisë në Serbi, e cila akuzoi Kosovën për trajtimin e pakicave.

Vlora Çitaku ja ka ba me dije Nela Kuburovicit se serbët janë pakica ma e privilegjueme në Europë, kurse shqiptarët në Luginë diskrimonhen në mënyra të tmerrshme.

“Sebët e Kosovës janë pakica ma e privilegjueme në Europë, dhe ju e dini që shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc diskriminohen në mënyrat ma të randa të mundshme. Këtë e di, mbasi vet i kam vizitue këto vende”, ka thanë Çitaku.