Çitaku reagon lidhun me rrogën e saj

Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka reague mbas publikimit të pagës së saj në media, tue pasë për bazë raportimin që ajo ka ba në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupcionit (AKK).

Më lejoni t’ju njoftoj që paga e Ambasadorit është e njejtë, si për atë që është Ambasador në SHBA, si për atë që është Ambasador diku tjetër. Pra, nuk ka pagë të veçantë për mua. Dhe kjo duhet të ndryshojë. Paga e Ambasadorit do të duhej nivelizuar varësisht nga vendi ku shërben”, ka shkrue ajo.

Çitaku tutje ka thanë se paga prej 3393 euro sado që mundet me qenë e madhe në Kosovë, konsiderohet e ulët për Amerikë.

Lexoni edhe:

Qe sa e ka rrogën ambasadorja e Kosovës n’Amerikë