Çka bani Miloshevic n’Ballkan, kallxon Biserko!

sonja_biserko

Në kuadër të konferencës ndërfetare që po mbahet në Prishtinë sot asht organizue tryeza me temën “Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor”.

Drejtoresha e komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko nga Serbia ka thanë se kjo shoqni ka ba shumë në avancimin e femnës përveç regjimit të Miloshevic që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment.

“Tue folë nga konteksti jugosllav mbasi jam rritë këtu mund te them se kjo shoqni ka ba shumë në avancimin e femnës përveç regjimit të Miloshevic’it që ka qenë i tmerrshëm në këtë segment.

Kemi pasë nji luftë të randë që ka pasue me gjenocid dhe humbje të tmerrshme gjatë regjimit të Miloshevic”, ka thanë Biserko.