Çka biseduen Erdogan e Putin për Sirinë?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë pasë nji bisedë telefonike për marrëveshje për luftën në Siri dhe përpjekjet për me luftue terrorizmin.

Putin dhe Erdogan janë pajtue që me vazhdue dialogu ndërmjet ministrive të Punëve të Jashtme të Rusisë dhe Turqisë.

Ata gjithashtu, janë marrë vesh që me pasë koordinime ndërmjet shërbimeve të sigurisë së shteteve të tyne për me luftue terrorizmin ndërkombëtar, kanë thanë autoritetet nga Kremlini.

Raportet bilaterale ndërmjet tyne janë diskutue edhe ma herët, të iniciueme nga Ankara.