Çka biseduen përmes telefonit Erdogan dhe Merkel?

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë diskutue sot nevojën që Bashkimi Europian me mbajtë premtimin e dhanun Ankara’s, sa i përket krizës me emigrantë.

Lajmi asht ba i ditun nga burimet mbrenda presidencës turke, raporton Reuters.

Gjatë nji bisede telefonike, dy liderët, po ashtu, diskutuen për nji zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për krizën e Qipros.

Ndërkohë, Erdogan i ka kërkue Merkelit që me ba nji luftë ma aktive në parandalimin e aktiviteteve dhe bllokimin e burimeve financiare të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve Kurdistanë (PKK), dhe përkrahësve të klerikut mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, të cilin Turqia e fajëson për tentim puçin e Korrikut.