Çka dihet deri tash për sulmet në Munich!

Këto janë të dhanat e fundit nga sulmi i mbramshëm që ndodhi në Munich në nji qendër tregtare.
Personi i armatosun, që la të vdekun 10 persona, simbas policisë gjermane asht 18 vjet dhe me prejardhje iraniane.

Këtu mundeni me i lexue krejt lajmet për ngjarjen që tronditi gjithë botën.

Dijamant Zabergja, kosovari i tretë i vramë nga sulmi terrorist në Munich

Dijamant Zabergja, asht kosovari i tretë i cili asht vra në sulmin terrorist në Munich.

Lajmin e ka konfirmue baba i tij në nji status në Facebook ku ka shkrue se 21 vjeçari asht vra nga “dora terroriste”.

Vdes Armela Segashi – Viktima e dytë shqiptare nga sulmet në Munich

Vëllai i saj , Arbnor Segashi përmes nji postimi në Facebook të shkruem sot në mëngjes, ka bërë të ditun se motra e tij, Armela Segashi ka vdek nga sulmet e mbramshme në Munich të Gjermanisë.

Armela asht shqiptarja e dytë e cila ka vdek nga sulmi.

A i mashtroi vrasësi i Munichut femijët në Facebook? Zbulohet nji tjetër detaj

Policia gjemrane asht tue hetue nji lajmërim të rreme në Facebook, ku thuhej se po ofrohej ushqim gratis në McDonald, në vendin ku nji i armatosun i vrau 10 persona.

Policia gjermane i asht referue sulmit në qendrën tregtare Olympia si sulm terrorist.

Në këtë sulm asht vra edhe nji shqiptare, Sabina Sulaj dhe Armela Segashi konsiderohet e zhdukun, shkruen Daily Mail.

Mbi 100 persona kerkuen ndihmë në polici mbas sulmit në Munich

Raporti zyrtar i lëshuem nga Departamenti i Policisë në Munih, thotë së mbasi janë pranue informacionet se në qendrën tregtare “Olimpia” në Mozah ka të vdekun nga sulmet, policia angazhoi ma shumë se 2.300 shërbime emergjente në veprim.

Megjithatë në raport bahet e ditun se mbas sulmit që ndodhi në qendrën tregtare “Olimpia’’ ku mbetën të vdekun dheta persona në mesin e tyne edhe femijë, përafërsisht 100 persona kanë kërkue ndihmë për strehim në selinë e stacionit policor në Munich.

Sulmuesi, 18 vjeçar me prejardhje iraniane

Policia e Munich në nji konferencë për media, ka konfirmue se sulmuesi ka krye sulmin i vetëm dhe se ai asht gjerman, por me prejardhje iraniane.

Simbas policisë, sulmuesi asht 18 vjeçar.

Trupi i tij asht gjet rreth orës 20:30 ku ka sheja të qarta që ai e ka vra veten.

Policia po ashtu ka tregu se nga ky sulm të vdekun janë 10 personë perfshi sulmuesin dhe 21 të plagosun.

Motivet për këtë sulm ende nuk dihen
Simbas policisë sulmuesi ka jetu në Munich për nji kohë të gjatë, kurse shefi i Policisë Hubertus Andra tha se ai nuk ka pas ndonji dosje kriminale të maparshme.