Çka e konsideron patriotizëm me u ba sot Pal Lekaj!

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Pal Lekaj në 7-vjetorin e zgjedhjeve të para në shtetin e pamvarun tha se sot Kosova prapë asht kthye gati në të njajtën gjendje, sikur të ishte ma shumë e administrueme se sa e qeverisurn.

Ai tha se institucionet e Kosovës sillen sikur nuk kanë asgja në dorë për sa ju takon vendimeve që e forcojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit.

 

Lexoni të plotë deklaratën e Lekajt:

Sot bëhen 7 vjet nga zgjedhjet e para në shtetin e pavarur.

Zgjedhjet e 15 nëntorit të vitit 2009 – ato për nivelin lokal, legjitimonin tashmë jo IPVQ (Institucione të Përkohshme Vetëqeverisese), por institucione shtetërore në kuptimin e plotë të fjalës edhe legalisht.

Por sot Kosova prapë është kthyer gati në të njëjtën gjëndje, sikur të ishte më shumë e administruar se sa e qeverisur. Institucionet e Kosovës sillen sikur nuk kanë asgjë në dorë për sa ju takon vendimeve që e forcojnë integritetin dhe sovranitetin e shtetit.

Kemi plotë gjëra për çka mundemi me dyshuar, se Qeveria e Kosovës, ende edhe sot e kësaj dite nuk e konsideron veten, qeveri e shtetit të pavarur, prandaj bëhen koncesione e lëshime karshi fqinjëve, siç është rasti më Asociacionin, Demarkacionin tash se fundmi edhe me marrëveshjen e kodit të telefonisë. Të gjitha këto, por jo vetëm, në njëfarë mënyre e godasin pavarësinë e Kosovës.

Pavarësia nuk është vetëm, hajde po e shpallim, por ajo që vjen pas saj, mbajtja gjallë e idealit të atyre që sakrifikuan çdo gjë për të ndodhë 17 shkurti i 2008 e për të zgjedhur institucione të pavarura të Kosovës së përhershme.

Duke qenë që kjo datë koincidon me një segment të pavarësisë së vendit. Do të ishte po aq patriotike që po sot të shpalleshin zgjedhjet e t’i pavarësonim institucionet edhe një herë, por kësaj radhe nga kapja e krimit dhe e korrupsionit.

 

paliiiii