Çka e lidhe shqiptarin Altin Arapi me terroristin Salah Abdeslam?

altin-arapi-strasburg

Emni i nji shqiptari tjetër lakohet nga mediat mbas sulmeve të sotme në Bruksel.
Bahet fjalë për Altin Arapin, 45-vjeçarin e denuem me burg përjetë në Shqipni për vrasje si pjesë e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”.
Mësohet se gjatë gjyqit të ngritun nga Arapi kundër shtetit shqiptar në Gjykatën e të Drejtave të njeriut në Strasburg, ai asht përfaqësue nga avokati  Georges-Henri Beauthier, i cili aktualisht mbron terroristin e akuzuem për sulmet në Paris, Salah Abdeslam./boldnews/