Çka e porositi Schulz President Nishanin, në takimin në Bruksel

Presidenti Bujar Nishani takoi Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, të cilit i shprehu mirënjohje për mbështetjen e procesit të integrimit të Shqipnisë.

Në nji konferencë për mediat, kreu i shtetit theksoi se integrimi europian asht mekanizmi ma i mirë për Ballkanin.

Schulz mbështeti rrugën e reformave në Shqipni tue thane, “Jeni në rrugën e duhun për përmirësimin e të ardhmes së vendit”.

Ai bani thirrje për dialog mes palëve politike në vend, si tejet i randësishëm për zhvillimin e reformave.

Presidenti i PE’s u shpreh se në fokus të diskutimit me Nishanin ka qenë reforma në drejtësi, dhe ma konkretisht realizimi i nji sistemi të pamvarun të drejtësisë.