Çka e pret Francen e Gjermaninë, kallxojnë meterologët!

Parashikuesit e motit kanë paralajmëru ma shumë të reshura në Francë dhe Gjermani, të dy vende këto që janë godit randë nga vërshimet.

Deri tash 10 persona e kanë humb jeten në këto dy shtete për shkak të motit të keq, ndërsa mija janë detyrue me u largue nga shtëpitë e tyne.

Në Paris, niveli i ujit në lumin Sena vazhdon të rritet, tue detyrue punëtorët e muzeut të Luvrit që të zhvendosin punimet e artit në nji depo nëntokësore.

Në të gjithë rajonin e Parisit, mija njerëz janë evakuue ndërsa mbi 24 mijë shtëpi kanë mbet pa energji elektrike.

Presidenti francez, Francoise Hollande, e ka shpall gjendjen e jashtëzakonshme për zonat që janë godit ma së randi.

Në pjesën jugore të Gjermanisë, niveli i ujit pritet të rritet në landin e Bavarisë, zonë kjo që tashma asht godit randë që katër ditë nga vërshimet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përkujtue personat që e kanë humb jetën si shkak i motit të lig.

“Qeveria federale asht e pikëllueme për personat për të cilët ndihma ju shkoj shumë vonë”, ka thanë kancelarja gjermane tue shtue se megjithatë përgjigja ndaj kësaj katastrofe tregon se “na qendrojmë së bashku në Gjermani”, në situata të tilla.