Çka ka ba kjo revistë serbe ka me ju shokue për Trumpin!

Revista serbe, Nedeljnik, mbramë e ka tërheq artikullin e saj ku thuhet se kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, ka kerkue falje për rolin e Shteteve të Bashkueme në bombardimin e ish-Jugosllavisë në vitin 1999.

Kjo revistë tha se me gjasë ishte mashtrue tue e publikue intervistën tashma të diskreditueme, në të cilën, po ashtu, pretendohej se nji zyrtar i fushatës së zotit Trump ka paraqit përkushtim për politikë të re për Ballkanin, nëse ai zgjedhet president.

Këtë intervistë, e cila gjanësisht ishte transmetue në mediat amerikane, e ka përgënjeshtrue edhe fushata e Donald Trumpit, tue e cilësue si “rrenë”.

Nedeljnik, mbas disa orëve të reagimit të fushatës së kandidatit republikan, ka pranue se me gjasë ishte mashtrue, ka kërkue falje në editorialin në ballinën e saj dhe e ka tërheq artikullin.

 

trumpppp