Çka ka me ba në 100 ditët e para si president Trump!

Kandidati republikan për president Donald Trump propozoi nji shkurtim prej 35 përqind të taksave për klasën e mesme amerikane ndërsa parashtroi planin e tij për 100 ditët e para në Shtëpinë e Bardhë nëse fiton zgjedhjet presidenciale të 8 Nandorit.

Trump propozoi gjithashtu të vendos kufizime të mandateve për anëtarët e kongresit, ndalimin e përkohshëm të punësimeve në qeverinë federale dhe pakësimin e regullave federale.

“Na kemi me tha moçalin në Washington dhe kemi me zavendësue atë me nji qeveri të re nga populli dhe për popullin,” tha Trump në qytetin historik të Gettysburgut në Pensilvani.

Fjalimi, shihet si nji përpjekje për me çue vëmendjen përsëri tek përparësitë e Trump dhe larg polemikave që e kanë ndjek atë javët e fundit.

Trump krijoi trazira kur tha në debatin e fundit presidencial se nuk do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve.