Çka ka me ba Presidenti Obama, mbasi ta len Shtëpinë e Bardhë?

Çka ka me ba Barack Obama mbas Kallnorit të vitit të ardhshëm, mbasi që ka me braktisë Shtëpinë e Bardhë? Para tij hapen disa perspektiva mbas dy mandateve presidenciale, shkruen gazeta “Figaro”.

Fillimisht Barack dhe Michele nuk kanë qëllim që me braktisë Washingtonin. Ata tashma kanë marrë me qira nji shtëpi të madhe afër Shtëpisë së Bardhë dhe ka me jetue atje dy vjet, derisa çika e tyne ma e vogël Sasha nuk e përfundon shkollën.

Shtëpia asht në lagjen Calorama dhe ka 8 dhoma gjumi dhe 9 banjo. Nga viti 1921 nuk ka pasë rast që nji isht-president i SHBA’ve me braktisë Washingtonin. Për shkak të kësaj, egziston mundësi që Obama mbas dy vjeteve të transferohet në New York.

Ai atje mundet me ligjërue në juridik në Universitetin e Columbia, ku ka studiue në fillim të viteve të 80’ta të shekullit të kaluem. Edhe Obama vetë paraprakisht pranoi se dëshiron që me ligjërue.

Nji nga mundësitë asht që me ligjërue në Universitetin Haward në Washington, ku mbizotnojnë studentë afroamerikanë. Obama mundet me ju futë shkrimit të memorareve, traditë e ish-presidentëve. Vlerësohet se nga nji libër me memoaret e tyne mundet me fitue të ardhurana prej mbi 300 milionë dollarë.

Presidenti mundet me mbajtë ligjërata dhe konferenca, si nji nga paraardhësit e tij Bill Clinton dhe për secilën prej tyne me marrë honorar prej 250 mijë dollarësh. Variant tjetër për Obamën asht që të transferohet në Chicago, ku ai ka kalue nji pjesë të jetesës me bashkëshorten e tij Michele Obama.

Ai atje ka punue si punonjës special, mandej si avokat dhe profesor i juridikut, ndërsa në fund edhe si anëtar i Senatit të shtetit federal Ilinois, para se të bahet senator federal.

Kthimi eventual në Honolulu në Ishujt Javaje asht opcioni i fundit i sigurt për familjen Obama, e cila atje tradicionalisht i kalon festat e fundvitit.