Çka ka me ndodhë me Korab Sejdiun, nëse nuk e voton kryeparlamentarin dhe qeverinë?

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka folë për deputetin nga partia e tij, Korab Sejdiu, i cili kishte thanë se nuk kishte me votue kryeparlamentarin apo qeverinë nga PAN, me të cilin koalicioni lidhi marrëveshje AKR këtë të Hane.

Pacolli tha se nënkryetari i kësaj partie, Sejdiu, ka me mbetë pjesë e AKR dhe se Pacollit nuk i intereson absolutisht se a e voton apo jo Sejdiu qeverinë apo kryeparlamentarin, njofton Klan Kosova.

“Korab Sejdiu asht shumë i përgjegjshëm, asht nënkryetar i AKR’s dhe absolutisht nuk më intereson se zotni Sejdiu ka me votue apo nuk ka me votue kryeparlamentarin apo qeverinë, por Sejdiu ka me qenë pjesë e AKR dhe ka me qenë i përgjegjshëm në sfidat e ardhshme si deputet i Kuvendit të Kosovës”.