Çka ka me ndodhë me minierat e Trepçës në Veri

Në veri të Mitrovicës punojnë afër 3300 punëtorë serbë në minierën e Trepcës, që asht jashtë kontrollit të autoriteteve kosovare.

Qeveria e Kosovës sot ka sponsorizue nji projektligj për Trepcën, që të bahet aksionare e 80 për qind të gjigantit metalurgjik dhe 20 për qind punëtorët.

Në parim projektligji u miratue, por pjesa veriore mbetet ende thembra e Akilit, raporton Indeksonline.

Në atë pjesë nxjerren xehe dhe transportohen nëpërmes hekurudhave, që edhe këto janë jashtë kontrollit, dhe dërgohen në Serbi. Ndërsa, në Prill të vitit të kaluem, menaxhmenti serb i Trepçës në veri kishte nënshkrue nji kontratë milionëshe. Kompania nga Beloslava e Polonisë ka kontraktue gjithë koncentratin e zinkut që prodhohet në veri të Mitrovicës për ta shitë. Deri tash, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarr asnji hap që minierat e Trepçës në veri t’i fut nën kontroll. Ndërsa, në Kuvend sot asht folê vetëm për projektligjin që e ka prezentue kryeministri Isa Mustafa,tue thanë se të gjitha asetet e Trepcës janë pronësi të Kosovës. Ndërsa, ata që po kundërshtojnë këtë projektligj janë Vetëvendosje dhe lista serbe.