Çka ka me punue çifti Obama, mbas largimit nga Shtëpia e Bardhë!

Mbas tetë vitesh në Shtëpinë e Bardhë, President Obama dhe familja e tij së shpejti ka me u zhvendosë.

Por, ku do të shkojnë dhe çfarë kanë me ba?

Shumica e presidentëve e lanë Washingtonin sapo përfundojnë mandatin e tyne.

Vetëm mbasi pasardhësi i tyne të inaugurohet, ata fluturojnë jashtë vendit për me fillue pjesën tjetër të jetës..

Por, të paktën edhe për 2 vitet e ardhshme, Presidenti Obama ka me qendrue në Washington, derisa vajza e tij, Sasha, me perfundue shkollën e mesme.

Obama ka ba hajgare në lidhje me tregun e punës, mbas 20 Kallnorit 2017, tue thanë se duhet të shkojë në LinkedIn dhe të shohë se çfarë vjen’.

Në të vërtetë, ai ndoshta do ta ketë vështirë për një kohë që të ‘gdhendë’ mundësitë e tij.

Së pari, mbas nji pushimi, President Obama dhe Zoja e Parë Michelle, me siguri kanë me fillue punën e tyne në memoaret apo në libra, për me tregue për kohën e kalueme në Shtëpinë e Bardhë.

Çifti presidencial ka të ngjamë që të jenë të përfshinë në punë filantropike, mundësisht në bashkëpunim me Fondacionin Obama Barack dhe Qendrën presidenciale.

Dhe, kur ai filloi projektin My Brother’s Keeper, për të rijtë me ngjyrë, Obama pati deklarue se ka me qendrue i perfshinë në këtë edhe mbas presidencës. Por, kjo nuk do të jetë e gjitha çfarë ai ka me ba.

Michelle Obama, e cila hoqi dorë nga karriera prej juristeje dhe nga kujdesi shëndetësor kur u zhvendos në Shtëpinë e Bardhë, ka thanë se ka në plan që të jetë e perfshime në çashtje të shërbimit të fokusueme

Në nji editorial të kohëve të fundit, ajo u përqendrue në iniciativën e saj Let Girls Learn, që do të ndihmojë vajzat në gjithë botën që të qendrojnë në shkollë.

“Mbasi kam udhëtue në botë dhe kam njoft vajza të reja si Zojë e Parë…I mbaj shpresat dhe ambiciet e tyne kudo që shkoj dhe planifikoj që të vazhdoj punën time në emën të tyne…për pjesën tjetër të jetës sime”, ka shkrue ajo. botasot.info