Çka kerkoi Presidenti prej Valdete Dakes së KQZ’s!

thacidaka

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, me bashkëpunëtorët, me të cilët bisedoi për punën e suksesshme të këtij institucioni të pamvarun.

“Puna e KQZ’s ka qenë parakusht dhe bazë e fuqishme për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe transparente”, ka thanë Presidenti Thaçi.

I pari i vendit dhe drejtuesja e KQZ’s diskutuen hapat e matutjeshëm për funksionimin ma efektiv të këtij institucioni të randësishëm.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se edhe nji herë e mori zotimin e presidentit Thaçi dhe t’institucionit të cilin ai e drejton për punën e KQZ’s dhe për përkrahjen e KQZ’s n’angazhimet e matejme.

“Na pranë KQZ’s jemi të gatshëm që edhe në t’ardhmen ta kryejmë punën tonë dhe obligimet tona kushtetuese”, ka thanë kryetarja e KQZ’s, Daka.

 

2-thacidaka