Çka kerkoi Shqipnia për Kosovën në Këshillin e Europës!

ditmirbushatiii

Shqipnia ka persërit kerkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Europës.

Kërkesa e radhës asht ba nga ministri i Punëve të Jashtme i Shqipnisë, Ditmir Bushati, në punimet e Ministerialit të Këshillit të Europës, që zhvilloi punimet në Sofje të Bullgarisë, në fokus të cilit ishte situata e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe shtetit ligjor në vendet e Këshillit të Europës, tue trajtue edhe aspekte të veçanta të sigurisë demokratike në kontinentin tonë.

Bushati mbështeti rolin e veçantë të Këshillit të Europës n’ankorimin e Kosovës në komunitetin europian të vlerave, dhe nevojën për nji anëtarësim të saj në Këshill.

“Sa ma shpejt të anëtarësohet Kosova në Këshillin e Europës, aq ma shpejt qytetarët e saj do të ndiejnë mbrojtjen që ofron sistemi ynë i konventave”, ka thanë Bushati.