Çka kishte ble Azem Syla me paret e tokave?

Paret e fitueme nga shitja e pronave të familjes Simic ishin përdorë për me ble nji banesë në Pejton dhe nji kerr Mercedes ML për Azem Sylën.

Në aktakuzën e saj voluminoze, Prokuroria Speciale pretendon se ish komandanti i UÇK’s, Azem Syla ka ble nji banesë në Lagjen Pejton dhe nji kerr Xhip ML me paret nga shitja e pronave të serbëve në Çagllavicë.

Siç përshkruhet në faqen 155 të aktakuzës njani nga dëshmitarët e rastit i ka rrëfye prokurorisë se nga paret e fitueme nga shitja e pronave të familjes Simic, të cilat ishin shitë rreth 155 mijë euro ishin përdorë për me ble nji banesë në Pejton dhe nji kerr Mercedes ML për Azem Sylën, përderisa dy anëtarët e tjerë të grupit Shaban Syla e Shpresim Ukaj blenë kerre të tjera përfshi një BMWX5 nga këto pare.

Aktakuza nuk ofron versionin e Sylës për prejardhjen e pareve për blemjen e këtyne pronave, por vazhdon tutje tue kallxue se biznisi i patundshmënive me pronat ishte rritë në biznis prej gjysë milioni në vitin 2006./kallxo.com