Çka kishte me ba Thaçi nese akuzohet prej Speciales!

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, sot i ka ba thirrje politikanëve dhe shokëve të tij që të dorëzohen në Gjykatën Speciale në qoftë se kundër tyne ngriten padi, por në nderkohë nuk ka dasht me paragjykue rreth asaj se si do të vepronte ai nëse do ta gjente veten në situatë të njajtë.

Këto deklarata Thaçi i ka dhanë për agjencinë austriake APA, e cila konstaton se presidenti kosovar në të njajtën kohë i ka ikë përgjigjes në pyetjen se çfarë do të bante në rast se padia do të ngritej edhe kundër tij, transmeton Klan Kosova.

“Gjykata asht themelue nga institucionet e Kosovës, me vullnetin e deputetëve të parlamentit të Kosovës”, ka deklarue ai dhe ka kujtue se derisa ai ishte në postin e kryeministrit kishte kontribue në krijimin e kësaj gjykate.
“N’asnji rast kjo nuk asht negative për Kosovën, por asht avantazh, meqë të gjitha akuzat që rrinë pezull n’mes nesh si retë e zeza do të sqarohen”, ka deklarue ai.

Presidenti po ashtu ka shtue se UÇK ka ba luftë të drejtë dhe se i ka respektue krejt të drejtat nderkombëtare.

“Nëse i kemi shkel ligjet, atëherë ato nuk ishin nderkombëtare, por ligjet e Slobodan Miloshevic’it”, ka theksue Thaçi.