Çka kishte thanë Presidenti Rugova për Kosovën dhe Shqipninë?

Tema e bashkimit kombëtar edhe nji herë asht rikthye në qendër të vëmendjes. Kjo nisi me ba bujë mbas prezentimit të parë ndërkombëtar të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Ka pasë dhe vazhdon me pasë persona të randësishëm në Kosovë që i dalin “zot” shtetit të Kosovës dhe përfaqësimit sa m të denjë të saj ku do që paraqiten, por asnjiherë nuk deklarohen kundër Shqipnisë.

Sido që të jetë, kur ishte pyetë për bashkim kombëtar, ish- presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte thanë se jemi vllazên, por tash jetojmë në shtëpi të ndane.

“Jemi dy vllazën, por jetojmë në shtëpi të ndamr”, ka thanë Rugova.