Çka mbetet nga andrra për paqe e presidentit izraelit?

Na po lamë mbas epokën e luftës dhe po ecim së bashku drejt paqes, profetizonte Shimon Peres, ndërsa merrte çmimin Nobel të Paqes. A mund të kishte imagjinue ai se kjo rrugë kishte me qenë kaq e vështirë sa që ditën e vdekjes së tij, kjo shpresë asht në nji pikë të vdekun?

Që të tre, Yitzhak Rabin, Shimon Peres dhe Yasser Arafat, buzëqeshnin tue kallxue medaljet e arta dhe diplomat e vlerësimit të përpjekjeve të tyne për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, të materializueme nga nji marrëveshje historike (Oslo 1) të firmosun në Washington dhe tue sjellë premtimin e nji zgjidhje të kofliktit.

Shpresa i ka lanë vendin nji pesimizmi të thellë. “Kanë kalue 23 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë të Oslos mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës”, konstaton i mërzitun më 15 Shtator sekretari i përgjithshëm i OKB’s, Ban Ki Moon.

“Fatkeqësisht, na jemi ma larg se kurrë nga objektivat. Zgjidhja me dy shtete rrezikon të zavendësohet nga nji realitet me nji shtet dhe nji dhunë dhe pushtim i përhershëm”, vazhdoi ai.

Marrëveshja e vitit 1993 i dha fund Intifadës së parë. Që prej atëherë, ka pasë nji të dytë. Mija burra, gra dhe fëmi izraelitë dhe palestinezë kanë vdekë në nji cikël atentatesh vetvrasëse, fushatash ushtarake, goditjesh me predha, operacionesh ndëshkuese, vrasjesh të shënjestrueme.

“Rripi i Gazas asht nji bombë me sahat”, simbas Ban Ki Moon.