Çka mendon Beogradi për Kosovën, pse e perzinë këtu Amerikën!

Analisti politik nga Serbia, Dusan Prokovic, ka thanë n’intervistën për Sputnik, agjencinë ruse të lajmeve, se termet e reja për normalizimin e marrëdhanieve Kosovë-Serbi janë direktiva nga Washingtoni, që “e përdor Kosovën si vegël politike në rajon”.

“Mbas krejt leshimeve që veç ka ba Serbia, fitohet përshtypja se tash pala tjetër do edhe ma shumë. Ndoshta Washingtoni asht tue e përdor këtë lloj presioni për me detyrue Beogradin me rimendue vendimin për sanksione kundër Rusisë”, thotë Prokovic.

“Serbia ka mbet i vetmi vend që përkrah veprimet e Rusisë në botë dhe NATO’s nuk i pëlqen kjo”

 Ai shton se ndoshta SHBA’t duen me përdor këtë destabilizimin e ri për të formësue nji rend të ri politik në rajon, shkruen agjencia ruse e afërt me Kremlinin, Sputnik, përcjell Klan Kosova.