Çka mshefet mbrapa interesimit të Vladimir Putin në Malin Athos? A po e shpijunon botën?!

Pak njerëz kanë ndigjue për Malin Athos e edhe ma pak e kanë vizitue ate.

Nji përjashtim qe bjen ne sy asht Vladimir Putin. Ai ka qenë ma s’paku dy herë, nji herë në vitin 2006 dhe prapë në Maj të këtij viti.

Putin asht afrue shumë me kishën ortodokse, mbas shumë vjetesh, sepse ai e din mirë se nji përqindje e konsiderueshme e rusëve janë fetare dhe pasues të Kishës dhe kështu që ka kuptim me përdorë kishën dhe Malin e Shejt apo Malin Athos, ashtu si asht i njoftun, si nji mjet propagande. Putin madje edhe ka financue këtu, transmeton Rrokum.TV nga Spectator.

Putin ka formue nji aleancë me kishën ortodokse, për me sigurue dhe fitue bekimin e saj.  Për besimtarët, Mali i Shejt asht qendra e besimit të tyne, Roma e tyne, vendi ku flaka e besimit të tyne lidhet në qiell.

Athos asht teknikisht në Greqi, kështu që asht pjesë e BE’s , por nuk ka liri të lëvizjes apo barazisë gjinore këtu. Si dihet, femnat e kane te ndalueme me hy aty.
Rezidentët e përhershëm janë murgjit që jetojnë në nji prej 20 manastireve. Manastiret janë të lashtë, ndërsa para njizet vjete,  numri i murgjve kishte ra në ma pak se nji mijë, por në vitet e fundit ka pasë nji rigjallnim. Manastiret janë greke, përveç nji i Serbisë, nji i Rusisë dhe nji bullgar.

Ndërtesat e lashta aty kanë marrë grante nga BE’ja dhe UNESCO, të cilat nuk mund të justifikohen, tue pasë parasysh se qasja asht shumë e kufizueme dhe hymja asht e ndalueme për gratë.

Paret ruse formojnë nji burim të randësishëm të financimit të krejt gadishullit.  A mundet Rusia me pasë nji agjendë të msheftë? Pse Putin asht aq shumë i interesuem në këtë komunitet të mbyllun dhe autoritar?

Ndoshta Rusia asht tue përdorë Malin Athos si nji vend të shpijunimit apo qendër për mbledhjen e informatave të vendosun mbrapa vijës së frontit të NATO’s, transmeton Rrokum.TV

Pergjigjia mundet me qenë në pozicionin strategjik që ka ky Mal. Ai asht në afërsi të kufinit me Turqinë, nji strehë e përshtatshme për anijet ruse që vijnë nga baza e tyne në Krime, i aneksuem së fundi. Nëse Turqia vendos me bllokue kanalin e ngushtë në mes të Evropës dhe Azisë, ky vend mund të bahet nji strehë e sigurt, madje edhe nji Gjibraltar rus. Autori i artikullit ne Spectator, Jeremy Norman, thote se me syte e tij i ka pa disa anetan te sofistikueme satelitore ne Athos.

BE’ja dhe Greqia kanë nji pyetje për t’iu përgjigjë: A ka qenë qeveria greke palë në diskutimet midis murgjive dhe Putin?

Greqia dhe NATO kanë nji përgjegjësi për të sigurue se kjo pjesë e vogël e Europës mbetet në mënyrë të vendosun në sferën tonë. Ajo asht në rrezik për t’u ba nji satelit rus, në qoftë se ajo veç nuk e ka ba nji të tillë. /Rrokum.TV