Çka ndodhi me aeroplanin e zhdukun në Shkup?

Aeroplani i humbun pak ma parë në rrethinën e Shkupit asht gjetë në Katlanovë dhe i njajti asht djegë, transmeton Telegrafi Maqedoni nga televizioni Nova.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë në terren së bashku me policinë.

Bahet fjalë për nji avion që vinte nga Treviso, Itali, i cili asht zhdukë në afërsi të Shkupit. Nga aeroporti asht njoftue në mënyrë të rregullt se ka me u ulë për me u furnizue me benzinë.

Aeroplani i njajtë, simbas informacioneve jo zyrtare, ka pasë 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, thuhet se në aeroplan ka pasë biznismenë.