Çka ndodhi në komisionin për Legjislacion, kush e leshoi mbledhjen!

Deputetët e partive në pozitë, të Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, e kanë leshue mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

Mbas replikave me gjuhë të ashpër me kryetaren e këtij legjislacioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj i LDK’s dhe Selvije Halimi e PDK’s, janë largue nga mbledhja.

Përderisa Albulena Haxhiu po deklarohej se klani ‘Pronto’ ka kap shtetin, Zemaj asht shpreh se edhe Haxhiu asht pjesë e shtetit dhe e kapun nga ata njerëz.

“A je ti pjesë e shtetit”, e ka pyet Zemaj Haxhiun, e cila e pohoi.

“Atëherë edhe ti je e kapun”, ju asht përgjigj Zemaj.