Çka nuk lejon BE për marrëveshjen Prishtinë- Beograd!

majakocijancic

Zadhanësja e shefes për Politika të Jashtme të BE’s, Maja Kocijancic ka thanë se BE në mënyrë konstante kerkon që marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të zbatohen në tanësi.

“Çdo sugjerim se marrëveshjet e arrituna mes Prishtinës dhe Beogradit po korrigjohen asht jashtë realitetit dhe nji pjesëz e fabrikueme e keqinformimit”, ka thanë ajo për agjencinë e lajmeve Beta.

Kocijancic asht pyet rreth qendrimit të BE’s lidhun me deklaratën e drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuric se Serbia do ta konsideronte ndërrimin e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, në mënyrë të njianshme, si tanësisht të papranueshme.

Djuric ka dhanë këtë deklaratë si reagim ndaj një deklarate të Përfaqësueses së Naltë të BE’se, Federica Mogherini rreth Asociacionit të Komunave Serbe, derisa qendroi në Kosovë.