Çka nuk po beson Vucic për serbët e arrestuem në Mal të Zi

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka shpreh dyshime në lidhje me akuzat për terrorizëm kundër Bratislavë Dikic dhe 20 serbëve të tjerë, të arrestuem në Mal të Zi, nën akuzat për sulm të planifikuem terrorist.

“Dikic asht në kundërshtim me pikëpamjet e Qeverisë së Serbisë, por unë due me pa dhe ndigjue informacione te sakta dhe serioze se si ai ishte tue planifikue sulmin terrorist”, ka thanë Vucic në konferncë për media.

Ai tha se personalisht nuk i beson këto akuza, tue pasë parasysh të dhanat e inteligjencës serbe dhe informatave që ka ministria serbe.

Vucic ka tregue se shteti serb asht tue u angazhue rreth të burgosunve përmes ambasadës serbe në Mal të Zi.