Çka përmban Raporti i Progresit për Kosovën?

“Vendimet në lidhje me pensionet e veteranëve të luftës së UÇK’s munden me sfidue qëndrueshmëninë fiskale në vend dhe me pasë ndikim në marrëdhaniet e Kosovës me institucionet ndërkombëtare financiare”, kështu vlerëson Raporti i Progresit për Kosovën, i Komisionit Europian.

Në raportin e Progresit të publikuem sot, BE rendit nji varg kritikash për institucionet kosovare sa i përket çashtjes së ekonomisë në vend.

“Asht ba pak përparim veçanërisht në përkrahjen e bizniseve që janë të orientueme nga eksporti, përmirësimin e zbatimit të kontratave, veçanërisht mbrenda sektorit financiar dhe qasjes në financa”, thuhet në raportin e Progresit për Kosovën.

Ky raport tërheq vërejtjen se Kosova duhet me sigurue ma shumë stabilitet fiskal. Raporti flet edhe për remitencat si dhe ekonominë jo formale, dy çashtje këto të cilat simbas BE’s po e ulin numrin e fuqisë punëtore në vend.

Raporti shton nevojën se Kosova duhet me sigurue stabilitet fiskal, posaçërisht tue e themelue nji organ të pamvarun fiskal.