Çka po bahet me strukturat paralele në Veri

Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, të ngrituna dhe mbështetuna nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e mbasluftës.

Përkundër marrëveshjes politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për shuemjen e tyne, egzistenca e këtyne strukturave konfirmohet nga përfaqësues të qeverisë së Kosovës.

Aktualisht këto struktura organizohen dhe funksionojnë në kuadër të të ashtuquejtunave organe të përkohshme, që drejtohen nga strukturat paralele, të mbështetuna dhe financueme nga Serbia. Po ashtu, edhe punonjësit në këto organe paralele paguhen nga shteti serb.

Autoritetet e Kosovës theksojnë se janë të vetëdijshme për funksionimin e këtyne strukturave, të cilat i cilësojnë krejtësisht të papranueshme. Për me mundësue integrimin e tyne, Kuvendi i Kosovës kishte miratue edhe Ligjin për amnisti.

Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklarue se po punohet në shuemjen e të tana strukturave paralele që egzistojnë në veri të vendit.