Çka po e shqetëson BE’n tash për Turqinë!

Bashkimi Europian ka shpreh “shqetësim” lidhun me arrestimet dhe shkarkimet e mija njerëzve në Turqi, të cilët janë të dyshuem për perfshimje në përpjekjen e dështueme për puç dhe ka kërkue nga ky vend me i respektue të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

“Na po i ndjekim zhvillimet… nga afër me shqetësim”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësueses së naltë të Bashkimit Europian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, dhe komisionarit për negociata për zgjanim, Johannes Hahn.

Kjo thirrje u ba derisa zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ka kërkue nga kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë nji bisede telefonike, që të ndërmerren “hetime lidhun me autorët e puçit…në mënyrë që keshtu e riforcojnë besimin publik në institucione demokratike dhe sundim të ligjit”.