Çka po kerkojnë avokatet për ‘Grupin e Drenicës’

avokatet

Kryetari i Trupit Gjykues Roman Rabt lexoi raportin e krejt procesit deri në fillimin e seancave të shkallës së dytë.

Simbas këtij raporti, ankesat kundër vendimit të shkallës së parë janë parashtrue nga avokatët mbrojtës t’akuzuemve dhe nga prokurori i Prokurorisë Speciale.

Simbas raportit, avokati mbrojtës i Sami Lushtakut, Arianit Koci asht ankue sepse vendimi i marrë në shkallën e parë perban shkelje esenciale.

Simbas këtij raporti, Koci potencon se deshmia e deshmitarit D nuk mbështetet me asnji deshmi tjetër. Në bazë të kësaj deshmie bazohet se asnji kufomë nuk asht identifikue, për çka edhe Lushtaku asht denue me 12 vjet burg.

Avokati ka kërkue që të lëshohet nji aktgjykim lirues për Sami Lushtakun.

Po ashtu, simbas raportit të lexuem nga gjykatësi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit ka kërkue që aktgjykimi të hidhet poshtë tue potencue se vendimi mbështetet në pikëpamje subjektive të Trupit Gjykues.

Avokati Smith n’ankesën e tij i ka shpjegu pikëpamjet e tij në lidhje me deshminë e dëshmitarit.

Ai thotë se deshmitë janë të pamjaftueshme.

Simbas avokatit Smith, deklarata e deshmitarit A demantohet nga deshmitë e deshmitarëve tjerë.

Avokati thekson se deshmitari A vuen nga çrregullime mendore, ndërsa thekson se provat janë të pamjaftueshme për marrjen e nji vendimi për kryemjen e krimeve të luftës.

Avokati ka kerkue që denimi të kthehet dhe të hidhen poshtë tana akuzat.

Simbas asaj që tha gjykatësi edhe prokurori kerkon që të modifikohet vendimi.

Seanca ka me fillue mbas nji pauze nji orëshe.