Çka po kerkon prej AAK’s e Nismës Ali Lajçi!

alilajci

Ish-anëtari i Komisionit Shtetnor për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufinit Shtetnor me Malin e ZI, Ali Lajçi, ka tregue se me demarkacion, shteti i Kosovës po humb pronë publike, e jo prona të cilat janë menaxhue nga komunat.

Ai ka thanë se toka që po e humb Kosova me këtë marrëveshje asht pronë që asht mbikëqyr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Lajçi i ka ftue Aleancën për Ardhmëninë e Kosovës dhe Nismën me ju bashkue Lëvizjes Vetëvendosje në protestën e 1 Shtatorit.

Ai ka thanë për “Epokën e re” se koalicioni qeverisës nuk i ka votat për me ratifikue marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Nëse ratifikohet demarkacioni, do të ketë tensione, mospranim të marrëveshjes dhe rezistencë të llojeve të ndryshme, ka paralajmërue Lajçi.