Çka po nderton msheft Putin, a po bahet gati për luftë nukleare!

Lideri rus, Vladimir Putin në heshtje asht tue ndërtue bunkerë sekretë të përforcuem, në mënyrë që ai dhe liderat tjerë të munden me i mbijetue nji sulmi nuklear.

Bunkerët – përfshi strukturat e përforcueme përreth Moskës – janë tue u ndërtue si pasojë e nji parashikimi për luftë nukleare me Perëndimin, pohojnë ekspertët, shkruen Telegrafi.

Simbas tyne, Rusia mund të jetë e para që ka me sulmue me armë nukleare.

“Rusia po bahet gati për nji luftë të madhe, e cila po supozojnë se ka me arritë në nivel nuklear, ku vet Rusia ka me i lansue sulmet e para”, ka thanë Mark Schneider, ish-zyrtar i politikave nukleare të Pentagonit n’intervistën me Washington Free Beacon.

“Na nuk jemi aq serioz rreth përgaditjes për nji luftë të madhe, e aq ma pak për nji luftë nukleare”, ka shtue ai.

Që të dyja, Rusia dhe NATO, janë të gatshme për fillimin e sulmeve nukleare – armët veçse janë të mbushuna.

Të dizajnueme për me qenë të pandalshme, predhat termonukleare interkontinentale mund të shkatërrojnë qytete në pjesët ma të largëta të globit mbrenda pak minutave dhe mund të sjellin ndryshime katastrofike në botë mbrenda momentit.

Por edhe nëse këto armë përdoren në “mënyrë të kufizueme”, prapëseprapë rezultatet do të jenë shkatërruese për njerëzimin.

 

Vladimir Putin Visits Hungary