Çka po ndodh në Myanmar?

Grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe që mbrojnë të drejtat e njeriut i kanë kërkue qeverisë së Myanmarit që të kenë qasje të lirë në shtetin e Rakhines, ku nji ofensivë ushtarake ka ba që ma shumë se 400 mijë njerëz të ikin drejt Bangladeshit.

Qindra e mija njerëz kanë mbetë pa pare, ushqim, strehim dhe kujdes shëndetësor. Fushata e madhe e ushtrisë në shtetin e Myanmarit u zhvillue pranë kufinit me Bangladeshin më datë 25 Gusht, ku nji grup myslimanësh kryen kryengritje.

Qeveria vendase nuk ka lejue grupet ndërkombëtare të ndihmës dhe organizatat joqeveritare me shkue në vendet e konfliktit, tue paralajmërue se atje ka pasiguri.

Në nji njoftim thuhet se organizatat joqeveritare ndërkombëtare nuk janë tue gjetë qasje me i ndihmue njerëzit, të cilët kanë realisht nevojë për ndihmë dhe që janë përzanë në mënyrë të egër.

Grupe të të drejtave të njeriut të tilla si, Care International, Oxfam dhe Save the Children, kanë thanë se ka dëbime masive, ka uri dhe gjendje të mjerueme te njerëzit që janë tue ikë drejt Bangladeshit, shkruen gjigandi mediatik, “Reuters”.