Çka po ndodh në Rusi: Vladimir Putin po mendon me dhanë dorëheqje?

Kishte me qenë nji lajm i bujshëm nëse kishte me u konfirmue nga Kremlini. Vladimir Putin mundet me dhanë dorëheqjen si president i Rusisë.

Deklarata vjen nga nji njeri i afërt i tij, Valery Solovey. Solovey i cili asht profesion në Institutin Shtetnor për Çashtjet e Jashtme në Moskë, thotë se Putin ka probleme shëndetësore.

“Putin mundet me pasë shfaqje shumë të rralla vitin e ardhshëm për shkak të disa problemeve shëndetësore, ose edhe mundet me dhanë dorëhiqje”, thotë ai.

I pyetun për me thanë diçka ma konkrete, ai përgjigjet: “Fola shumë, nuk më lejohet me thanë ma tepër se kaq”. Ai shtoi se emnat e përfolun për me zavendësue janë: kryeministri Medvedev dhe Alexei Dyumin, ish-truproja i Putin.

Artikulli u botue në median ruse Moskovsky Komsomolets, por mbas disa orësh u fshi nga faqja, shkruen Daily Star.

putin