Çka po ndodh në Turqi, ky veprim i Erdoganit ka me ju çuditë! (foto)

Shndërrimi i Turqisë në nji Sulltanat të sunduem nga ai, nuk asht ma nji ambicie e msheft e Recep Tayip Erdogan.

Mbasi mori me anë të nji referendumi të dyshimtë dhe të kontestuem nga opozita dhe ndërkombëtarët kompetenca “diktatori” për postin e tij si President, Erdogan së fundmi ka formalizue edhe në rrjetet sociale ambicien e tij për eliminimin përfundimtar të Republikës turke, të themelueme prej Ataturkut.

“Qendra e Stokholimit për Lirinë”, nji organizatë e emigrantëve politikë turq, ka pa ndryshimin, që i asht ba llogarisë në Twitter të Erdogan, i cili ka heqë fjalën “Republika e…” duke ndryshuar prezentimin e tij, në “President i Turqisë dhe kryetar i AKP’s”.

Ndonëse simbolik, akti thotë shumë në kuadër të asaj që po ndodh në Turqi, e cila tash nga Republikë asht thjesht “Turqisë”, simbas llogarisë në Twiterit të Erdogan.