Çka po paralajmëron Donika e Vetëvendosjes!

Nëse Qeveria e Kosovës nuk zmbrapset nga marrëveshjet për Demarkacion dhe Asociacionin, atëherë eskalimi potencial i situatës ka me qenë përgjegjësi mbi ta, ka thanë Donika Kadaj – Bujupi.

Sa herë që preket interesi i vendit do të këtë tensionim të situatës, sepse qytetarët e Republikës nuk mund të pajtohen me këtë fakt.

Ky asht paralajmërimi i deputetes Donika Kadaj – Bujupi, tashma pjesë e Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila shton se ky tensionim mund të këtë konsekuenca të ndryshme dhe të rrezikshme.