Çka po pret Serbia nga Kosova?

Drejtori i të ashtuquejtunës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric ka zhvillue nji takim me të dërguemin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Europën Juglindore, ambasadorin Christian Hellbach.

Djuriq ka thanë se Beogradi pret që Prishtina menjiherë me miratue nji dekret për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Siç transmeton FoNet, zyrtarët vlerësuen se arritja e marrëveshjes për zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin në mes të Beogradit dhe Prishtinës shënon përmirësim të dokshëm në procesin e normalizimit të marrëdhanieve, dhe se ai duhet me shërbye si forcim i konstruktivitetit dhe besimit të palëve të përfshime në dialog.

Djuric, transmeton FN, theksoi se gadishmënia e Prishtinës që ma në fund me zhbllokue procesin e formimit të Asociacionit të komunave serbe ka me qenë nji lloj testi i dëshirës dhe aftësive për me i zbatue marrëveshjet e arrituna.