Çka po shohin të nevojshme Veseli e Delawie me ba me Qeverinë!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ka diskutue me ambasadorin Delawie për zhvillimet politike në vend dhe për punën e Kuvendit të Kosovës.

“Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadori Delawie kanë bisedue edhe për nevojën e riformatimit të Kabinetit qeveritar, që duhet me ndodhë mbas konsultimeve dhe pajtimit mes partnerëve të Koalicionit qeveritar”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në këtë kontekst, kryeparlamentari Veseli ka theksue se reformat në Qeveri duhet me u fokusue në reforma ekonomike, për me hapë perspektivë ma të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.

Kreu i legjislativit e ka informue ambasadorin amerikan në Kosovë edhe për nisjen e sesionit vjeshtor parlamentar dhe agjendën parlamentare të Kuvendit për këtë vit.