Çka por pret Lista Serbe nga Qeveria për me ju kthye punës!

Pjesëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës kanë konsiderue se marrëveshja për zbatimin e marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit për telekomunikacionin asht e randësishme jo vetëm për shkak të marrëveshjes në vetvete, por edhe në kontekstin e dialogut të vazhdueshëm në Bruksel dhe në ndërtimin e besimit dhe normalizimit të marrëdhanieve mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Zavendësministri Branimir Stojanovic dhe ministrat Ljubomir Maric dhe Dalibor Jevtic në veçanti kanë theksue rolin e randësishëm dhe kontributin e madh për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic, dhe shefin e ekipit negociator të Beogradit Marko Gjuric.

Lista serbe pret gjithashtu nga Qeveria e Kosovës që fjalët t’i kthej në vepra dhe ma shumë sinqeritet me ju ba thirrje që ata të kthehen në institucionet kryesore të Kosovës, dhe që të vihet dekret për themelimin e Komunave Serbe, në përputhje me marrëveshjen e arritun ma parë, thuhet në deklaratë.