Çka premtoi ministrja e re e Drejtësisë!

Në nji konferencë për media në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, zv.kryeministri Hajredin Kuçi, prezentoi para mediave ministren e re të Ministrisë së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Ai tha se Hoxha asht kandidate e përgaditun për këtë pozitë mbasi ka punue në fushën e sigurisë që ka randësi të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë.

“Asht njana ndër kandidatet ma të përgadituna në këtë fushë. Me punën e saj do të krenohet drejtësia në Kosovë. Hoxha ka me rritë besimin për drejtësinë në Kosovë. Nga sot besoj se ka me fillue detyrën në kabinetin qeveritar. Hoxha ka qenë këshilltare e ish kryeministrit Thaçi, po ashtu edhe e kryekyvendarit Veseli”, ka thanë ai.

Ministrja e re në Ministrinë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha: “Më lejoni të falënderoj kryetarin (Kadri) Veseli, Kryesinë që unë të emnohem ministre. Besoj që përvoja dhe arsimimi amerikan do të më ndihmojnë në detyrën e re. Shpreh përkushtimin për luftë kundër krimit e korrupcionit mbi parimin se askush nuk asht mbi ligjin”.