Çka pret me ndodhë këtë vit Haradinaj!

Lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj, mbetet optimist se këtë vit do të ketë zgjedhje parlamentare.

N’intervistën për “Zëri” ai kundërshton kategorikisht mundësinë që të jetë takue me Kadri Veselin për me i koordinue veprimet e mundshme të koalicionit mbaszgjedhor.

Lideri i AAK’s mbetet ende i vendosun që tryeza e 3 Gushtit ka me rikonfirmue qëndrimin opozitar se ratifikimi i Demarkacionit asht gabim trashanik.

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK) ende mbetet e vendosun në kundërshtimin e versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi dhe për këtë asht e gatshme me pague çdo çmim.