Çka shkruejn mediat gjermane për Maqedoninë dhe shqiptarët!

protestashkupiii

Shtypi në gjermanisht ka përmend rolin e partive shqiptare, që mund të jetë vendimtar për krizën në Maqedoni.

Në këtë vend ku presidenti Gjorge Ivanov ka amnistu 56 politikanë të gjykuem për vepra të ndryshme, ka nisë kaosi politik, thuhet në raportime të mediave gjermane.

Sot do të jetë “Dita D”, mbasi që në rrugë do të demonstrojnë edhe përkrahës të qeverisjes aktuale.
Protestuesit do të kerkojnë zgjedhje më 5 Qershor, mbasi deri ma atëherë nuk do të mund të pastrohen listat e votuesve, në të cilat flitet se janë 100 mijë emna të personave që nuk jetojnë ma.

Përveç kësaj, partitë në pushtet kanë nji dominim total në skenën mediale dhe për këtë kerkohen reforma në këtë fushë.

Kerkesa ma e madhe e partive opozitare, n’anën tjetër, asht edhe shfuqizimi i amnistisë të cilën Ivanov e ka shtye drejtë realizimit, për të lirue elitën qeveritare, kundër të cilëve Prokuroria Speciale e shtetit asht tue vazhdue hetimet për përgjim ilegal të 20.000 qytetarëve, keqpërdorim të pozitave dhe për përdorim të dhunës ndaj kundërshtarëve politik.

Protestuesit, simbas mediave gjermanofolse, nga ana e pushtetit quhen si huligan, vrasës të kombit, kriminel të dirigjuem nga jashtë për të futë Maqedoninë në nji protektorat nderkombëtar.

Gjithashtu asht folë se financimi i tyne po bahet nga miliarderi Gjorgj Soros, shkruen gazeta gjermane Der Spiegel.

Sikur shkruen “Spiegel”, Europa po i injoron shumë zhvillimet në Maqedoni, mbasi që ky shtet ka arritë të ndal valën e refugjatëve në kufi me Greqinë.

Korrespondentja e të përditshmes vjeneze “Standard” në një raport ka thënë: “Demonstratat po vazhdojnë me ditë të tëra, jo vetëm në Shkup por edhe në Manastir, Strumnicë, Veles, Kumanovë dhe Shtip. Në ato protesta marrin pjesë edhe shqiptarët të cilët e përbëjnë çerekun e popullsisë.

Në këtë tekst, thuhet se roli i partive shqiptare asht në rritje.

“Roli vendimtar kanë dy partitë ma të medhaja shqiptare në Maqedoni, BDI e Ali Ahemtit partnere në koalicion qeverisës me VMRO dhe PDSH e Menduh Thaçit.