Çka shkruejnë mediat serbe për miratimin e Ligjit të Trepçës?

Mediat serbe kanë reague menjiherë mbas miratimit të Ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës mbramë mbas mesnate.

Ato në shkrimet e publikueme në mëngjesin e sotëm kanë përshkrue punën disa orëshe të Kuvendit, seancë e cila u përcoll me disa ndërpremje dhe kritika.

Portali ma i madh serb, B92, shkruen që deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovue sot herët në mëngjes këtë ligj, i cili, simbas portalit, u “kontrabandue” në orët e hershme të mëngjesit pa praninë e deputetëve të Listës Serbe.

Ndërsa, RTS, portal ky i Televizionit të Serbisë dhe ndër ma të lexuemit në Serbi raporton se sot Marko Djuric ka me mbajtë nji konferencë të jashtëzakonshme, gjatë së cilës ka me folë për këtë ligj, i cili nuk u mbështet nga Lista Serbe në Kuvend.