Çka shkruejnë mediat serbe për njohjen e Kosovës nga Singapori (foto)

Singapori asht shteti ma i ri që sot (e Ejte) e ka njoftë shtetin e Kosovës.

Mediat serbe, nuk asht që i kanë kushtue ndonji vëmendje të madhe njohjes së re të Kosovës, por kanë ironizue me ‘prapaskenat’ e saj.

Artikulli i “B92” thotë: “Singapori njohu Kosovën, Twitteri “në flakë” për shkak të njohjes së 113’të”.

Simbas medias në fjalë ka pasë postime të shumta në rrjetin social Twitter, tue fillue nga i pari i vendit, Hashim Thaçi, ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhajt dhe mija përdorues të tjerë shqiptarë të këtij rrjeti.

Ndërsa, shkrimi i ‘Blic’ thotë: “Erë në shpinën e pamvarësisë, Singapori pranon Kosovën”. Artikulli i kësaj medie fillon me nji thanie serbe, e mandej shkrimi kallxon rrjedhën e ngjarjes së sotme.

ggdfdg sfdsf