Çka shkruen mediumi kanadez për Presidentin Thaçi dhe për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji intervistë për mediumin kanadez The Hill Times ka inkurajue kanadezët që të investojnë në Kosovë, në harmoni me marrëdhaniet e ngrohta politike ndërshtetnore.

Ky medium kanadez, tue iu referue vizitës së javëve të kalueme të Thaçit në Toronto, thotë se kjo vizitë erdhi në nji kohë të thellimit të marrëdhanieve mes Kanadasë dhe Kosovës.

The Hill Times përshkruen procesin e pamvarësisë së Kosovës, tue theksue se Kanada ka njoft Kosovën në Mars të vitit 2008, nji muej mvasi ajo shpalli pamvarësinë nga Serbia, kurse vitin që shkoi, marrëdhaniet mes Kanadasë dhe Kosovës u thelluen edhe ma tej.

Madje, ky medium kanadez përmend edhe pjesëmarrjen e sekretares së Parlamentit, Pamela Goldsmith-Jones, në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Thaçi, tue thanë se vizita e saj në Kosovë në Prill ishte vizita e parë nga nji deputet shtetnor i Kanadasë.