Çka shkruen Presidenti Thaçi në mediumin e njoftun gjerman për marrëdhaniet Kosovë-Serbi?

Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në nji editorial për të përditshmen prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkrue për marrëdhaniet dhe dialogun me Serbinë.

Thaçi shkruen se Kosova dhe Serbia janë tue dialogue për ma shumë se gjashtë vjet nën patronazhin e Bashkimit Europian dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkueme, drejt synimit të normalizimit të marrëdhanieve.

“Na duhet me pranue se hapa të mëdhej janë ba në këtë drejtim, tue arritë kulmin me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parë mbi Parimet e Qeverisjes së Normalizimit të Marrëdhanieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, megjithatë normalizimi i plotë i marrëdhanieve mbetet nji qëllim i paarritur”, ka shtue ai.

Simbas tij, dy shtetet dhe popujt tonë aspirojnë që me ndertue nji të ardhme ma të mirë, nji në të cilën janë krejtësisht të integruem në familjen Europiane (dhe në rastin e Kosovës edhe në NATO) dhe në nji të ardhme ku gëzojnë nji standard ma të naltë të jetesës dhe gjendje të mirëqenies ndryshe nga realiteti i tashëm.

“Por, këto qëllime vështirë se munden me u arrite me vazhdimësinë e asaj që asht në thelb nji konflikt i ngrimë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shtue ai.