Çka shkruen Reuters për liberalizimin e vizave për Kosovën!

vizat

Agjencia nderkombëtare e lajmeve Reuters tue u thirrë në burimet e veta mbrenda Komisionit Europian ka lëshue nji lajm ku thuhet se bashkë me Ukrainën dhe Turqinë edhe Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave në muejin Prill.

Në artikull thuhet se “Komisioni Europian po punon në nji propozim shumë sensitiv edhe për Kosovën”, dhe pritet që mbrenda muejit Prill edhe vendit tonë t’i ofrohet nji propozim për liberalizim vizash.

Por në Ministrinë e Integrimit Europian të Kosovës nuk janë në dijeni për përpilimin e ndonji plani të tillë për Kosovën.

Zavendësministri, Ramadan Ilazi, ka thanë për KlanKosova.tv se lajmin e ka lexue “por nuk dinë ende diçka zyrtare, nuk mund të spekulojmë asgja”.